Një 25 vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij u gjetë një sasi prej 25 kg heroinë dhe kokainë. I riu Klodian Hakballa rezultoi se po qëndronte në Livorno të Italisë, pa dokumentacion të rregullt. Ai ishte pikasur nga policia teksa hynte dhe dilte nga një vilë private, në Calzabigi. Në momentin e ndalimit, shqiptari kishte me vete një shumë prej 1350 eurosh. Kjo bëri që policia të ngrinte dyshime për aktivitetin e tij dhe më pas vendosën të ushtronin kontrolle të mëtejshme në banesë. Lënda narkotike është gjetur në një punishte pranë banesës.
Droga ishte fshehur në një për mbledhjen e mbeturinave ndërsa në total policia sekuestroi mbi 23 kg heroinë dhe 1 kg kokainë si dhe një material tjetër tip gaz lotsjellës. Mbi Hakballën rëndon akuza e posedimit me qëllim shitjen e lëndëve narkotike.