Pas takimit të katërt për qeverinë e re mes dy udhëheqësve Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, zyra e shtypit e Presidencës italiane ka njoftuar se është arritur marrëveshja mes partive politike.
Programi prej 22 pikash përfshin detajet e fundit themelore të negociatave, zgjedhjen e kryeministrit i cili do të jetë një politikan dhe jo teknik, megjithatë mediat nuk kanë publikuar asnjë emër.
Ndërkohë Presidenti Mattarella pritet të njoftojë mbajtjen e një tjetër raundi konsultimesh mes përfaqësuesve te dy forcave politike. Por dita vendimtare është kjo e hënë.
Pas zgjedhjeve në fillim të marsit, Italia po bën përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike.