INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Itali, autostrada inaugurohet pas 54 vitesh [Video]

Publikuar më: 18:39 22-12-2016

Një autostradë që kalon nëpër rajonin e varfër jugor të Kalabrisë inagurohet 54 vite pas fillimit të punimeve. Projekti për punime publike në Itali vazhdon prej një periudhe të gjatë. Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, kishte vendosur që inagurimi i kësaj rruge të bëhej 10 muaj më parë, ndërkohë që ende ka një skepticizëm nëse ajo është gati. Agjencia publike e rrugëve, ANAS tha se autostrada prej 443 kilometrash Salerno-Rexhio Kalabria është një mrekulli inxhinierike, e përbërë nga 190 tunele dhe 480 ura, me mbikalime nëpër terrenin malor. Kjo autostradë duhej të kishte përfunduar në vitin 1972 por shumë pjesë të saj kanë pasur nevojë për përmirësime rrënjësore. Gazeta lokale italiane “Corriere della Calabria” publikoi online një video që tregon disa kufizime të trafikut në një korsi dhe kufizime të rrepta të shpejtësisë, duke sugjeruar se autostrada ka ende nevojë të përmirësohet.

Article Logic
Execution time: 0.0032680034637451