Një aeroplan Boeing 737-400, i cili kishte fluturuar nga Parisi theu barrierat para se të ulej në një rruge afër aeroportit të Bergamos, Itali. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit. Agjencia Kombëtare për Aviacionin Civil ka deklaruar se aeroporti është mbyllur pas incidentit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në bordin e avionit ndodheshin dy persona, kapiteni dhe oficeri i parë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Aeroporti u rihap në orën 7 të mëngjesit, por shumë fluturime janë anuluar. Nuk dihet shkaku i këtij incidenti me avionin në aeroportin e Bergamos. Autoritet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.