INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali/ Conte sërish kryeministër, nervozohet Salvini: Do ndëshkojmë PD dhe 5 Yjet

Itali/ Conte sërish kryeministër, nervozohet Salvini: Do ndëshkojmë PD dhe 5 Yjet

Publikuar më: 11:40 29-08-2019

Merr fund ‘ngërçi’ politik në Itali, por jo zemërimi i Salvinit.

Presidenti italian, Sergio Mattarella i dha Giuseppe Contes mandatin për të krijuar qeverinë e re pasi lëvizja 5 Yjet në Itali konfirmoi planet për një koalicion me Partinë Demokratike.

Koalicioni i ri, zgjodhi kryeministrin e dorëhequr italian, Giuseppe Conte, si kandidat të tyre. Mattarella u takua me Conten mëngjesin e të enjtes për t’i dhënë atij zyrtarisht mandatin si kryeministër i zgjedhur. Në anën tjetër, kreu i Lega Nord Salvini akuzoi Partinë Demokratike se gjithnjë humbet zgjedhjet por sërish ngjitet në pushtet, në kundërshtim me vullnetin e italianëve.

Ai e quajti qeverinë e re që po ngrihet, një “Monti II” duke iu referuar qeverisë së kursimit të krijuar si zëvendësuese e asaj të Berluskonit, nën diktatin e BE. Sidoqoftë, ai tha se italianët do të ngrihen dhe do të ndëshkojnë Partinë Demokratike dhe 5 Yjet.Situata aktuale u shkaktua pikërisht nga Salvini që tërhoqi mbështetjen për koalicionin qeverisës me shpresën se zgjedhjet e reja do t’i sillnin atij postin e kryeministrit.

Por, lëvizja e tij duket se hyri në rrugën e dështimit kur Conte refuzoi të dorëhiqej menjëherë duke i dhënë kohë Lëvizjes 5 Yjet dhe Partisë Demokratike të binin dakord për një bashkëpunim.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766