INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali. Drejtuesi i mjetit përplas tre çiklistë shqiptarë, vdes njëri prej tyre

Itali. Drejtuesi i mjetit përplas tre çiklistë shqiptarë, vdes njëri prej tyre

Publikuar më: 11:11 03-10-2018

Një 24-vjeçar italian ka përplasur 3 shqiptarë që po shkonin në punë në fusha me biçikletat e tyre. Ngjarja ndodhi në Giugliano, në provincën e Napolit ku si pasojë e përplasjes një 26-vjeçar ka humbur jetën, ndërkohë që dy shqiptarët e tjerë janë dërguar në spital. Shoferi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes.

foto_1.jpg

Ai u arrestua pak çaste më vonë teksa u përpoq të fshihte mjetin duke e çuar në një servil e makinën. Aksidenti ndodhi rreth orës 06.00 të mëngjesit disa ditë më parë, por u raportua sot nga mediet italiane. Sipas policisë italiane, 26-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë marrë lëndime e plagë të llojeve të ndryshme në trup. Autori u largua nga vendngjarja pa ndaluar apo të telefononte për ndihmë. Por më vonë një gomë iu shfry për shkak të përplasjes, e kështu i duhej ta ndërronte, teksa kthehej për në shtëpinë e tij në Caserta.

Article Logic
Execution time: 0.0019688606262207