Një 33-vjeçar shqiptar është gjetur i vrarë me armë zjarri në Itali. Viktima, Edvin Sadiku është gjetur i pajetë në perfieri të Barit, në jug të Italisë. Sadiku u qëllua nga 3 plumba pistolete dhe dyshohet se ai u ekzekutua ngady persona. Në vendin e ngjarjes u gjetën në total 10 gëzhoja nga dy armë të ndryshme, 7.65 mm dhe 9 mm. Mediat italiane shkruajnë se vrasja e 33-vjeçarit, mund të ketë lidhje me të kaluarën e tij kriminale, pasi është një person i njohur për policinë italiane. Prishja e pazareve të drogës mund të jetë edhe shkaku i egzekutimit të tij, pasi Edvin Sadiku rezulton me disa precedentë për trafik lëndësh narkotike.