Gjesti heroik i 79 vjeçarit shqiptar ka bërë që mediat italiane në Padova ta cilësojnë si gjestin që ka prekur prekur zemrat e mijëra njerëzve. Si çdo natë gjyshi i vogëlushes ishte duke bërë xhiron e zakonshme në rrugën “Caltana”. Ishte ora 20:00, kur Novruz Hasa ka mbetur i vdekur në aksidentin tragjik.
Sapo ka parë që drejt tij po vinte me shpejtësi një makinë, ka vendosur që të shtyjë karrocën ku po flinte mbesa e tij vetëm 2 vjeçe dhe ka mbetur vetë në mes të rrugës, duke humbur jetën nga përplasja me mjetin.
Shqiptari i cili mbeti i vdekur në këtë aksident është identifikuar si 79-vjeçario Novruz Hasa, ndërsa mbesa e tij 2 vjeçe, Ilesia është transportuar në spitalin e Padovës.