INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, goditet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës.  Midis tyre dhe dy shqiptarë

Itali, goditet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës. Midis tyre dhe dy shqiptarë

Publikuar më: 08:32 04-06-2018

Orët e para të mëngjesit të sotëm policia e krimit ekonomik ka zbatuar urdhër-arrestet e lëshuara ndaj anëtarëve të një bande kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. “La Reppublica” shkruan se operacioni u zhvillua në zonat midis Leçes dhe Brindisit, ndërsa janë arrestuar 4 persona, dy prej të cilëve janë shqiptarë. Arrestimet janë bërë në vijim të operacionit "Bogota", që përfshijnë 51 subjekte të kombësisë italiane dhe shqiptare, të gjithë duke u hetuar për posedim dhe trafik të drogës. Të arrestuarit shqiptarë janë të moshës 29 dhe 38 vjeç, për të cilët gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg. Ndërsa për dy shtetasit italiane 35 dhe 49 u caktua masa e arrestit shtëpiak. Dhjetë persona janë arrestuar me herët gjatë operacioneve në vende të ndyrshme të Italisë në Bolzano - Livorno - Lecce dhe Brindisi, duke sekuestruar edhe sasi të mëdha droge, si 600 kg marijuanë, 21 kg hashash, 2 kg kokainë dhe 32 kg heroinë. Po kështu janë sekuestruar edhe mjete të shumta të përdorura për transportimin e narkotikëve, si varka, fugon dhe makinat e modifikuara e të sofistikuara.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605