Një helikopter i Departamentit Detar ka identifikuar një gomone 10 metra të gjatë me motorë të fuqishëm, e cila po lundronte me shpejtësi drejt bregut të Barit. Anija e patrullimit u përpoq ta kapte, por ajo ndryshoi kursin duke u kthyer për në Shqipëri. E pas disa orësh nëpër det, kontrabandistët në fund hodhën në ujë një sasi maramëndëse marijuanë prej 6 kuintalë. Kjo sasi droge më pas u nxorr në breg nga Guardia Di Financia.
Më pas skafi me trafikantët u drejtua për në Mal të Zi, dhe kjo bëri që rojet kufitare italiane të ndalonin ndjekjen, pasi trafikantët dolën nga territori i Italisë dhe ende nuk janë kapur. Po autoritetet italiane kanë vënë në dijeni për këtë ngjarje homologët malazezë dhe shqiptarë.