INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, kapen 77 kg kokainë me vlerë 3 milionë euro. Pesë të arrestuar, dy prej tyre shqiptarë

Itali, kapen 77 kg kokainë me vlerë 3 milionë euro. Pesë të arrestuar, dy prej tyre shqiptarë

Publikuar më: 15:37 06-11-2017

Një operacion i madh i drogës i koduar “Rebuffo” i Policisë financiare të Xhenovës ka përfunduar me sekustrimin e 77 kg kokainë e pastër. Sasia e drogës u gjet në një kontainer që ndodhej në një anije tregtare nga Amerika e Jugut të ankoruar në portin e Xhenovas, raportojnë mediat lokale. 

Operacion“Rebuffo” është përmbyllja e një pune të gjatë e komplekse hetimore e autoriteteve italiane, e cila ka mundur të identifikojë këtë rrjet ndërkombëtar trafiku droge përmes portit të Xhenovas. Në pranga kanë përfunduar 5 persona 3 shtetas italianë e 2 shqiptarë të konsideruar si organizatorët e këtij trafiku droge. Kokaina e sekuestruar ishte e paketuar në 66 pako në dy çanta të mëdha në një kontainer të mbërritur nga Amerika e Jugut në mënyrë të tillë që përmes sistemit të ashtëquajtur rip-off, të tërhiqeshin nga trafikantët përgjatë tranzitimit të tij në portin e Xhenovas. Hetimet verifikuan se tërheqja e kësaj sasie kokaine nga porti i Xhenovas u bë nga dy punëorë të portit të cilët kishin informacionet e duhura se ku ndodhej sasia e kokainës së mbërritur nga Amerika e Jugut. Kokaina e sekuestruar do t’i sillte trafikantëve një përfitim prej 3 milionë euro.
Personat e arrestuar janë; Roberto Piano e Massimo Rocca me profesion punëtorë ngrakim shkarkimi në portin e Xhenoas e Carmelo Rao 59 vjeç. Nën urdhër arresti janë dhe dy shtetasit shqiptarë Nik Dauti 39 vjeç e Artur Mahmutaj, 37 vjeç. Personave të arrestuar u janë sekuestruar dhe 4 autovetura , 18 telefona celuolarë, 1580 euro e 97 gramë hashash.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553