INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, kapen mbi 3 ton marijuanë, 11 në pranga, mes tyre 9 shqiptarë

Itali, kapen mbi 3 ton marijuanë, 11 në pranga, mes tyre 9 shqiptarë

Publikuar më: 12:54 09-09-2016

Policia italiane ka asgjësuar sot 3 ton e 800 kg marijuanë në Leçe, ndërsa në pranga kanë rënë 9 shqiptarë. Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas italianë.

Mediat italiane raportojnë se 11 të arrestuarit janë kapur në dy operacione të ndryshme, finalizuar në pak kohë distancë nga njëri-tjetri nga forcat policore të Leçes. Mësohet se gjatë kontrollit në lokalitetin e quajtur ‘Giorgilorio’ u sekuestruan në një shtëpi të braktisur 2 tonë e 720 kg marijuanë, ndërsa në pranga ranë 6 persona. (2 italianë dhe 4 shqiptarë).

Arrestimet e tre janë bërë gjatë natës, mes zonave të Leces dhe Brindisit. Gjatë kontrollit në një shtëpi të braktisur në një lokalitet quajtur ‘Giorgilorio’, u sekuestruan 2 tonë e 720 kg marijuanë. Këtu u arrestuan 6 persona, dy italianë dhe katër shtetas shqiptarë. Ndërkohë, rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, pas kontrollit të ushtruar në rrugë, në një mjeti tip ‘Fiat Iveco’ u sekuestruan një ton e 200 kg marijuanë. Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan 5 persona. Sakaq, policia po vijojnë hetimet në lidhje me dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061