Një shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, 42 vjecari banues në Sanremo ështe vënë menjëherë në pranga.
Shqipëtari Arian Bashmeta është arrestuar nga policia italiane pasi i janë gjetur në bodrumin e shtëpisë ku banonte rreth 83kg marijuanë. Pas informacioneve të marra, policia ka ushtruar kontroll në bodrumin e shqiptarit, i cili kishte hedhur deodorant për të mbuluar erën e hashashit në mënyrë që karabinierët, por edhe fqinjët të mos vinin re erën e hashashit, raporton Ansa. Lënda narkotike kap vlerën prej 100.000 euro nëse do të shitej në treg. Gjithashtu policia gjeti edhe pajisje për paketimin e drogës. Arian Bashmeta ishte dëbuar në vitin 205 nga Italia, por ishte rikthyer sërish në mënyrë klandestine një vit më vonë duke përfituar nga bashkëshortja që ishte me leje të rregullt qëndrimi.