Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane. 42-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua pasi në automjetin me të cilin po lëvizte u gjet një sasi kokaine. Shqiptari ishte duke lëvizur në autostradën e provincës së Potenza në Itali, me “ngarkesën” me vete. Nga hetimet e policisë rezultoi se shqiptari jetonte në Shqipëri dhe se në Itali ndodhej përkohësisht. Gjatë kontrollit të policisë u gjet 1 kilogramë kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe që me vlerë tregu shkon rreth 60 mijë euro. Arrestimi i tij u bë këtë të mërkurë, ndërkohë që vijojnë hetimet për bashkëpunëtorët e tjerë.