INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, karabinierët zbulojnë sërish vezë të kontaminuara: mund të kenë qarkulluar edhe në Shqipëri?

Itali, karabinierët zbulojnë sërish vezë të kontaminuara: mund të kenë qarkulluar edhe në Shqipëri?

Publikuar më: 10:09 23-08-2017

Zgjerohet skandali i vezëve të kontaminuara në vendin fqinj, Itali, pasi karabinierët kanë zbuluar raste të reja.

Siç bën të ditur agjencia italiane Ansa, nuk përjashtohet mundësia që këto vezë të kenë qarkulluar në vende të ndryshme të Europës.

Ansa thekson se vezët nuk janë të prodhimit Italian, por nuk përjashtohet mundësia të kenë qarkulluar në vende të ndryshme.

Sipas karabinerëve, në kampionin e vezëve të analizuara janë gjetur gjurmë supstancash insektocide, të cilat konsiderohen të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Alarmi përfshin të gjithë vendet fqinj me Italinë, ku eksportohen dhe importohen mallrat ë ndryshme, duke nisur nga ato ushqimoret.

Karabinierët nuk kanë deklaruar se nga kanë ardhur vezët prej cilit vend, duke rritu edhe më shumë dyshimet.

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395