INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, kryen tridhjetë vjedhje arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Itali, kryen tridhjetë vjedhje arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Publikuar më: 17:50 18-10-2017

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane pasi akuzohen si autorë të 30 vjedhjeve në zonën e Villa Fastiggi. Gjatë muajve të verës nga qershori deri në muajin shtator dy të rinjtë kanë vjedhur banesa duke hyrë me forcë nga dritaret apo dyert, për të hapur të cilat shpesh përdornin kartat e kreditit. Shqiptarët rezultojnë persona me të kaluar kriminale, si dhe janë kushërinj me njëri-tjetrin. Në natën e 6 tetor 2017, ushtarë të stacionit Borgo Santa Maria kanë ndaluar të dyshuarin L.F, shqiptar 25 vjeçar, banues në Cattolica, si autori i vjedhjeve të vazhdueshme në Villa Fastiggi. Por ky nuk ishte i vetën, ai bashkëpunonte me kushëririn e tij me inicialet V.A, 22-vjeç. Policia gjatë hetimeve ka mbledhur prova të mjaftueshme për të fajësuar dy kushërinjtë të cilët kishin plaçkitur shtëpi duke hyrë përmes dyerve dhe dritareve. Ata i kryenin vjedhjet natën kur qytetarët ishin në gjumë. Por shqiptari me inicialet L.F në momenti kur është pikasur nga policia është arratisur. Por menjëherë policia ka dhëne alarmin për një kontroll të rreptë në të gjitha portet qendrore të Italisë. Zyra e Policisë Kufitare Detare Ankona vënë re se LF. u shfaq në listën e pasagjerëve të datës 14 tetor pasi kishte rezervuar një biletë për traget që nisej atë pasdite nga Ankona për në Durrës. Menjëherë janë njoftuar efektivet të cilët kanë arritur në portin e Ankonës, ku atë bënë të mundur dhe arrestimin e shqiptari. Ai në këtë mënyrë do të arratisej për në Shqipëri ku do të udhëtonte i sigurt me traget. Por policia pasi e kapi e ka marrë dhe e ka dërguar në burgun e Monteacuto të Ankonës.

Article Logic
Execution time: 0.0031528472900391