INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali/Laborator droge në banesë, arrestohen shqiptarët

Itali/Laborator droge në banesë, arrestohen shqiptarët

Publikuar më: 09:51 01-03-2019

Pas shkatërrimit të një grupi tuniziano-shqiptar në 28 janar, karabinierët italianë që kishin ngritur shërbime të posaçme në zonat “e nxehta” të rajonit të Venecias, kanë vënë në pranga tre shqiptarë: dy vëllezër me iniciale T.A 25 vjeç dhe T.A. 31 vjeç si dhe kushuririn e tyre T.M. 19 vjeç.

Pas kontrollit në shtëpi dhe në trup, atyre iu zbulua një laborator droge në shtëpi me të gjitha pajisjet si dhe 3 kg e gjysëm heroinë.

Ditët e fundit, policët kishin shtuar vëmendjen mbi të tre shqiptarët, që në mënyrë dyshuese u zhvendosën nga Mira, ku kishin me qera një apartament, për në Mestre e pastaj në Marghera. Lëvizjet u bënë në zonën më të rrahur në të kaluarën e afërt, nga shpërndarësit marokenë apo tunizianë.

Treshja në fjalë, në mënyrë specifike, bëri ndalesa të vogla në zonat e errta, ku me shumë mundësi, ndodhi shitja e narkotikëve,

Dje ndodhi edhe kthesa e madhe, njoftoi media italiane: Policia e ndaloi makinën e tyre në Mestre, për të identifikuar në mënyrë të sigurtë pasagjerët që ishin brenda. Në fazën e parë të kërkimit, njërit nga dy pasagjerët në bord, T.M, iu gjet gjysëm kilogrami heroinë. Pasi u shoqëruan të dy në zyrat e komandës, iu gjetën edhe dy telefona celularë dhe rreth 1000 euro, para kesh, në prerje të mesme dhe të vogla.

Në këtë moment u kontrollua edhe apartamenti i tyre në Mira, në të cilën ishte anëtari i tretë i bandës. Por, gjatë kontrollit, një laborator i vërtetë u shfaq para oficerëve të policisë: dy çekiçë metali hidraulikë për të ngjeshur heroinën, një stampë artizanale metalike, që i vihej sipër pakove, dy përzierës elektrikë, një sitë e shumë pajisje të tjera dhe veç këtyre, edhe 8 mijë euro!

Policië nuk i mbeti gje tjerët veçse të kryente arrestimin e të trete dhe të shkatërronte drogën. Ata u dërguan në burgun Santa Maria Maggiore në Venecia

Article Logic
Execution time: 0.0043869018554688