INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia me një kryeministër të ri, por ngërçi politik vijon

Italia me një kryeministër të ri, por ngërçi politik vijon

Publikuar më: 16:35 28-05-2018

Pas muajsh të tërë pa një shef ekzekutiv dhe shumë debatesh, Italia ka tashmë një kryeministër dhe një qeveri teknike.

Ndonëse ngërci politik ende nuk ka përfunduar pasi shumë parti janë shprehur se do të votojnë kundër ekzketuvit të ri.

Carlo Cottarelli është propozuar nga presidenti Italian Sergoi Mattarella për të formuar qeverinë e re.Ekonomisti me eksperiencë ndërkombëtare pranoi me rezerva postin. Ai deklaroi se qeveria e drejtuar nga ai do të jetë e kujdesshme për çështje që kanë të bëjnë me situatën ekonomike të Italisë. Posti i tij është i përkohshëm, derisa të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Itali.

“Do të dal para Paralamentit për të prezantuar një ligj për bilancin, e në rast besimi do të qëndroj deri në fillim të 2019-s. Në rast të kundërt do jap dorëheqjen e vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas muajit gusht. Kam pranuar me rezervë mandatin për kryeministër dhënë nga Presidenti Sergio Mattarella. Brenda një kohe të shkurtër do të kem gati listën e Ministrave. Qeveria e drejtuar nga unë do të jetë mjaft e kujdeshme ndaj situatës së vështirë ekonomike në të cilën ndodhet Italia” u shpreh Cottarelli.

Pas dështimit të përpjekjeve për të formuar qeverinë e koalicionit mes Lidhjes e 5 Yjeve, e dorëzimit të mandatit për Kryeministër nga juristi Giuseppe Conte, Presidenti i Italisë vuri në zbatim planin e tij të ri për formimin e një qeverie teknike e neutrale me përgjegjësi përballimin e problematikave më emergjente për vendin sidomos në planin ekonomik dhe funksionimin e plotë të legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 4 marsit.

Por presidenti tashmë po përballet edhe me thirrjet për largimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0018441677093506