Një shqiptare 17-vjeçare së bashku me një shoqen e saj italiane janë rrëzuar në një greminë në malin Plesio në Itali.
Sipas mediave italiane ato janë në gjendje të rëndë. Dy vajzat jetojnë në Komo të Italisë por kishin dalë për turizëm në malin në fjalë, kur kanë rrëshqitur dhe kanë rënë në greminë.
Ato janë dërguar menjëherë në spital dhe janë që të dyja në gjendje të rëndë, për shkak edhe të temperaturave shumë të ulëta.