Një aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën A14, që lidh Molfettan me Bitonton në zonën e Barit, në Itali, i ka marrë jetën dy shtetasve shqiptarë.
Mediat italiane raportojnë se viktimat janë një burrë dhe një grua që jetonin në Emilia Romagna.
Ata udhëtonin me një “Renault Clio” në drejtim të Barit, por për shkaqe ende të pasqaruara janë përplasur me një “Ford Kuga”, shoferi i të cilit mbeti i plagosur dhe është transportuar për në spital.
Mësohet se drejtuesi shqiptar i mjetit fluturoi jashtë në momentin e përplasjes, ndërsa gruaja mbeti e mbërthyer brenda.
Viktimat emri i të cilëve nuk bëhet i ditur, thuhet se janë 50 vjeçar, ndërsa i plagosuri është një 43-vjeçar italian, punonjës policie.