INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali/ Plagosin me thikë djalin e prezantueses së njohur italiane, në pranga dy shqiptarët [FOTO]

Itali/ Plagosin me thikë djalin e prezantueses së njohur italiane, në pranga dy shqiptarët [FOTO]

Publikuar më: 14:24 02-07-2018

Me akuzën e tentativës për vrasje, policia italiane e qytetit të Milanos ka vënë nën pranga 4 persona dy shqiptarë e 2 italintë të cilët një ditë më parë kanë qëlluar me thikë Nicola Bettarinin, djalin 19 vjecar të prezantueses së njohur italiane, Simona Ventura dhe ish futbollistit Stefano Bettarini.

Të arrestuarit shqiptarë janë të moshës 23 e 29 vjeç ndërsa dy italianët 24 e 29 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në diskotekën Old Fanshion të Milanos,  ku djali i Simona Venturës, Nicola Bettarini 19 vjeç është qëlluar 11 herë me thikë nga një grup personash. Ngjarja ka nisur pas një grindje mes grupit të miqve të tij e disa të rinjve

19 vjeçari Nicola Bettarini është jashtë rrezikut për jetën. Sipas rrëfimit të babait të tij Stefano Bettarini, Nicola është qëlluar me thikë ndërsa tentonte të ndihmonte një mikun e tij.

Prezantuesja e njohur italiane, Simona Ventura, ka deklaruar për mediat “se falë Zotit, Nicola është jashtë rrezikut dhe është një djalë kurajoz.”

“Në ora 5 të mëngjesit të së dielës, mora një telefonatë që asnjë nënë nuk do donte ta merrte” është shprehur ajo, por falenderoj Zotin që gjithçka shkoi mirë.

ertyrtyuhtyuh.png

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939