INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, protesta dhe një engjëll për Erdogan [FOTO]

Itali, protesta dhe një engjëll për Erdogan [FOTO]

Publikuar më: 15:15 05-02-2018

Për herë të parë pas 59 vitesh një president turk viziton Papën në Vatikan. Temë kryesore e bisedës mes takimit që zgjati 50 minuta ishte cështja e Jeruzalemit dhe terrorizmi. Mediat shkruajnë se Ati i Shenjtë i dhuroi presidentit Erdogan një engjëll kundër luftës si një simbol paqeje dhe drejtësie.

‘Është një engjëll i paqes, që largon demonin nga lufta. Është simboli i një motoje të bazuar mbi paqen dhe drejtësinë” u shpreh Kreu i Vatikanit. Marrëdhëniet mes Turqisë e selisë se shenjte kanë qenë të tensionuara nga qershori i vitit 2016, kur papa Françesku e cilësoi “gjenocid”, vrasjen e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Ankaraja kundërshtoi përdorimin e termit gjenocid për të përshkruar këto vrasje dhe reagoi duke akuzuar papën per deformim te se vërtetës.

Vizita e Erdogan në Vatikan u shoqërua në masa të rrepta sigurie ku deri në largim të tij do të jenë të detyrë 3500 forca sigurie.

Plani i sigurisë në qytet është akorduar me policinë turke për të garantuar një mbrojtje maksimale për Erdoganin, në kuadrin e standarteve për parandalimin e anti-terrorizmit.Ndonëse protesta ishin të pashmangshme‘Larg duart nga Kurdistani, Erdogan e barabartë me Turqinë rruga e terroristëve’ shkruhej në pankartat e kurdëve që jetojnë në Itali.

Duke e cilësuar presidentin edhe vrasës. Gjatë përplasjeve me policinë dy persona u arrestuan ndërsa pati edhe të lënduar. Që prej dështimit të grushtit të shtetit në gusht të 2016 në Turqi kanë qënë të shumta arrestimet mes gazeatrëve, mjekëve ushtarakëve dhe mësuesve.

E për këtë aryse Ankaraja është kritikuar dhe është kërkuar që të respektojë të drejtat e njeriut. Ndërsa nuk kanë munguar edhe përpalsjet me Gjermaninë dhe jo vetëm, ku shtete si Holanda kanë tërhequr ambasadorët e tyre nga Turqia.

4.PNG

3.PNG

2.jpg

 

1.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656