Një 20 vjeçare shqiptare e identifikuar si Angela Mecani ka ndërruar jetë në spitalin Santa Croce në Moncalieri të Italisë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 20:00 të mbrëmjes. Mediat italiane raportojnë se ajo ishte rrahur dhe më pas ishte hedhur nga një makinë që ecte me shpejtësi, në unazën e jugut. Alarmin e dha një shofer ndërsa ishte duke kaluar në të njëjtën rrugë, "dikush hodhi një person nga makina dhe iku, më ndihmoni, nuk di çfarë të bëj", i tha ai policisë. Menjëherë ka ndërhyrë polcia rrugore, por edhe ajo 118. Vajza e re, është dërguar në spital e dhunuar në mënyrë brutale. Ajo ka humbur jetën si pasojë e traumave. Sipas mjekëve, viktima ishte rrahur keq para se të hidhej nga makina në ecje e sipër. Dyshohet se vajza ishte një prostitutë, megjithatë policia po heton për të zbardhur ngjarjen. Ata besojnë, se imazhet nga kamera e sigurisë, do të ndihmojnë në identifikimin e makinës nga e cila u hodh Angela Mecani apo personit që e drejtonte atë.