INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, sekuestrohen 500 milionë euro pasuri e mafias

Itali, sekuestrohen 500 milionë euro pasuri e mafias

Publikuar më: 15:40 21-03-2016

Guardia di Finanza në Itali ka sekuestruar një pasuri me vlerë 500 milionë euro, të kontrolluara nga një familje mafioze në Ndrangetas.

Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, sekuestrimi është bërë në Katanzaro dhe mes pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të sekuestruara, është një qendër e madhe tregtare.

Gjithashtu ndaj kësaj familjeje janë marrë masat bllokimi edhe për llogaritë bankare.

Ky finalizim u arrit në sajë të një një hetimi të gjatë mbi qarkullimin e parave të pista, të koduar me emrin “Neptuni.

Sekuestrimi është bërë me urdhër të Drejtorisë Rajonale të Antimafias.

Ndërtimi i qendrës tregtare në zonën mes Katanzaros dhe lokalitetit Lamezia Terme ishte bërë objekt i një lufte të ashpër mes familjeve Iannazzo dhe Torcasio, për kontrollin e zonës dhe ushtrimin e gjobë vënieve ndaj tregtarëve ambulantë, që në kuadër të projektit parashikohej të lëviznin.

Shkëndijë për nisjen e hetimeve është bërë vrasja e një biznesmeni të lidhur me çështjen.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555