INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali. Shkoi të takonte të dashurën, kapet pas 2 muajsh arratie i riu shqiptar

Itali. Shkoi të takonte të dashurën, kapet pas 2 muajsh arratie i riu shqiptar

Publikuar më: 12:35 24-09-2017

Ka zgjatur gati 2 muaj arratia e shqiptarit 22-vjeçar Osvaldo Marku nga burgu Civitavecchia. Marku u ndal në mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:00 në Romë nga policia e burgut. Ajo çka e tradhtoi atë, ishte takimi me të dashurën, me të cilën kishte pasur marrëdhënie në të kaluarën dhe nga e cila ishte duke u kthyer në momentin që u ndalua. Ai u arratis nga burgu Civitavecchia më 30 korrik, së bashku me bashkatdhetarin Lekë, Luka, 31-vjeç. Ky i fundit nuk mundi të largohej shumë pasi theu këmbën ndërsa kërceu një mur që kufizonte burgun rreth 4 metër të lartë. Ai u kap ditën tjetër pasi ishte arratisur ndërkohë që gjetja e 22-vjeçarit rezultoi e vështirë për policinë. Marku ishte në paraburgim me akuzën e grabitjes dhe konfiskimit të pasurisë. Dhe pavarësisht se policia e kishte pistën e “të dashurës” nuk mundi të bjerë në gjurmët e tij. Për 55 ditë i riu shqiptar arriti të shijoj lirinë deri në momentin që takimi me të dashurën e tradhtoi.

Article Logic
Execution time: 0.0033359527587891