INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Itali-Shqipëri, skema e De Biasit rreshton 5 mbrojtësa në fushë [VIDEO]

Publikuar më: 16:46 23-03-2017

Trajneri i kuqezinjve Ganni De Biasi pritet të ndërtojë një skemë shumë të ngjeshur duke rreshtuar në repartin difensiv plot 5 mbrojtësa. Në portë Thomas Strakosha ,mbrojtja kuqezi do të jetë edhe reparti që do të ketë më shumë punë, Hysaj, Veseli, Ajeti, Kukeli dhe Agolli pritet të formojnë mbrojtjen e ngjeshur ndërsa në mesfusha do të përbëhet nga 4 lojtarë. Roshi dhe Llullaku në krah ndërsa Abrashi dhe Memushaj do të formojnë qendrën e mesfushës.I vetëm në sulm pa dyshim do të jetë  Seanca e sotme ka nisur rreth ores 10:15, seanca ka nisur me vrapime të lehta dhe me ushtrime aerobike, stafi teknik kërkon ta mbajë skuadrën të freskët për këtë përballje, ndaj edhe nuk ka pasur mbingarkesë në seancat stërvitore të zhvilluara.

Kombëtarja do të lërë sot Shqipërinë në orën 15:30, për t’u nisur me një avion çarter drejt Palermos, aty ku nesër në 20:45 do të zhvillohet takimi ndaj Italisë. Sipas axhendës së publikuar pak ditë më parë, Pas mbërritjes në Itali dhe akomodimit në hotel, në orën 19:30 është parashikuar të kryhet stërvitja e fundit në stadiumin “Renzo Barbera”.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105