INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali Shqiptari përdhunon 17 vjeçaren italiane, shoqet e filmojnë [VIDEO]

Itali Shqiptari përdhunon 17 vjeçaren italiane, shoqet e filmojnë [VIDEO]

Publikuar më: 14:24 14-09-2016

Përsëri  emri i shqiptarëve përdhoset nëpër botë dhe këtë herë nga vetë shqiptarët.  Në një diskotekë në Rimini të Italisë, një 17 vjeçare përdhunohet nga një shqiptar. Kjo ngjarje e shëmtuar  ka ndodhur pak kohë më parë.

Ndërsa mikesha e tyre zvarritej në banjon e një clubi nate e dehur dhe  përdhunohej nga një shqiptar, në vend që ta ndihmonin, mikeshat e saj  e filmonin me celularë. Ato më pas e kanë shpërndarë videon në WhatsApp.  Mamaja e saj menjëherë bëri denoncimin në polici.

Menjëherë  ditën pasi vajza e pa veten në vidoeon e shpërndarë nëpërmjet WhatsApp-it, është munduar të kujtojë se çfarë ndodhi mbrëmjen e tmerrit.

Mendohet se minorenes i është hedhur diçka tjetër në gotë  dhe ajo nuk e kishte vënë re që aty pranë ishte një person që po priste të përfitonte nga gjëndja e saj.

Hetuesit italianë bëjnë të ditur se 17 vjeçarja është tërhequr në një nga tualetet e diskotekës e më pas kanë mbyllur derën.

Më pas, mikeshat e saj vendosin ta filmojën gjithë skenën që po zhvillohej përpara syve të tyre dhe duke qeshur. Por fatmirësisht në video është shumë e vështirë të dallohet se cila është viktima përpos skenës së nevertishme në të ndaj së cilës vajza duket shumë e pafuqishme për të shpëtuar. 

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127