INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, shqiptari vret me thikë gruan. Zbardhen arsyet

Itali, shqiptari vret me thikë gruan. Zbardhen arsyet

Publikuar më: 19:00 08-11-2017

Mediat italiane kanë hedhur dritë mbi shkaqet që çuan shqiptarin Dritan Sulollari në vrasjen e së shoqes. Ai goditi me thikë bashkëshorten e tij mëngjesin e kësaj të marte në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një zënke mes çiftit. Sulollari goditi gruan e tij në fyt me thikë dërsa djali i tyre tetëvjeçar flinin në dhomën tjetër. Pas krimit, 37-vjeçari, ka marrë në telefon policinë dhe u tha“ Hajdeni se kam vrarë gruan time”. Krimi ka ndodhur në banesën e tyre në komunën Grasica në provincën e Goricas. Sipas deklaratave të para Sulollari e ka goditur bashkëshorten disa herë me thikë. Plaga e marrë në fyt i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 30-vjeçares, Migena Këllezi.

vrasje_e_gruas.jpg


Mediat italiane zbardhin ngjarjen
Çifti, me origjinë shqiptare, jetonte në Itali për gati 20 vjet dhe kishte fituar shtetësinë italiane. Ata konsideroheshin si njerëz që ishin integruar mirë në kulturën italiane. Vrasja brutale ndodhi, pak para se djali i tyre të zgjohej për të shkuar në shkollë. Ishte ora shtatë në mëngjes dhe në mes Migena Këllezi 30 vjet dhe bashkëshorti të saj Dritan Sulollari, 37, nisi një debat që dyshohet se kishte të bënte me çështjet ekonomike të familjes. Ishte Migena ajo që po mbante familjen me rrogën që merrte nga një dyqan telefonash ku punonte. Sulollari kishte humbur punën disa muaj më parë dhe që kur ishte i papunë, sipas fqinjëve, sherret mes çiftit ishin bërë gjithnjë e më të shpeshtë. Këtë mëngjes, ai humbi toruan, mori një thikë kuzhine dhe e goditi Migenën, nënën e djalit të saj. Pas marrjes së disa plagëve telefononi karabinierët duke thënë: "Ejani, vrava gruan time". Ai ka pritur që karabinierët të afrohen pranë kufomës së bashkëshortes së tij dhe nga rindërtimet e para të ngjarjes mendohet se ndoshta ka pritur disa çaste para se t'i thërrasë. 37-vjeçari është shtruar në spital por nuk është në gjendje të rëndë. Djali, megjithatë, i është besuar një komuniteti të mbrojtur.

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098