Një ngjarje e çuditshme dhe e pazakontë i ka ndodhur një të riu shqiptar të cilët herë pas here i cilësojmë si skiftera për arsyen se ata zgjedhin të vjedhin në vendin fqinj në Itali.
24-vjeçari rrezikon jetën e tij hidhet nga kati i pestë për t’i shpëtuar arrestimit. Ai akuzohet për vjedhje.
Eduart Nezha ka dalë nga dritarja e katit të pestë, pasi policia e Parmës ushtroi kontroll në shtëpinë e dajës së tij me inicialet T. D.
Media italiane shkruan se 24-vjeçari duke u kacavjerrë në ulluqet e shiut u përpoq t’i shmangej karabinierëve, por plani i tij dështoi ra dhe u lëndua.
Mjekët kanë bërë të ditur se Nezha pësoi plagë e thyerje në disa pjesë të trupit.
Megjithatë vëllai i tij 22-vjeçar arriti t’ia mbathë, ndërsa policia sekuestroi në shtëpinë e dajës së tyre një shumë parash, celularë dhe ora ‘Rolex’, që arrinin vlerën e 40 mijë eurove.