INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali-Spanjë, 7 gjëra që duhet të dish para ndeshjes

Itali-Spanjë, 7 gjëra që duhet të dish para ndeshjes

Publikuar më: 12:24 27-06-2016

Superndeshja e sotme mes Italisë dhe Spanjës, që do të luhet në mbrëmje në stadiumin Saint Denis të Parisit, nuk është një ndeshje e thjeshtë, është një sfidë midis dy mënyrave si ta kuptosh futbollin, ose më mirë jetën. Ja cfarë duhet të dish mbi garën më magjepsëse të këtij evropiani.

Dy filozofi “kundër”

“Nga njëra anë spanjollët, fitues të dy evropianëve të fundit dhe të kupës ë Botës në 2010: skuadra e lojës së bukur, spektaklit para së gjithash, i klasit, gjesteve teknike. Nga ana tjetër Italia, të kaltrit e Antonio Conte, forca, antagonizmi, lodhja, rezultati para së gjithash.

16 kampionë për t’u ndjekur

Në fushë janë 3 duele spektakolare për tú shijuar. Në mbrojtjer Bonucci kundër Pique, në mesfushë De Rossi kundër Iniesta, në sulm Pelle kundër Moratta.

Një sfidë e pafundme

Italia dhe Spanja kanë luajtur 24 herë kundër njëra tjetrës. Numrat flasin për një ekuilibër perfekt, me 10 fitore secila dhe 14 barazime. Edhe pse duke parë ndeshjet e fundit kanë fituar gjithmonë spanjollët, Italia nuk mund të rrijë e qetë.

Dëshira për të fituar e të Kaltërve

Në Botërorin e SHBA në 1994 goli i Dino Baggio dhe Roberto Baggio i dhuruan Italisë gjysëmfinalen. Nga atëherë , për fat të keq Italia ka sjellë në shtëpi barazime dhe mundje. Më eklatantia, rezultati 4:0 në finalen e Euro 2012 në Kiev. Lojtarët e asaj ndeshje janë vetëm 5 Buffon, Bonucci, Chiellini, Barzagli e De Rossi.

Kundërshtarët që duhet të ruash mirë

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata ka shënuar tashmë 3 gola në Euro 2016. Por nuk është lojtari i vetëm që duhet ‘neutralizuar’. Në fushën e blertë ka talente të tjerë si Pique, Fabregas e Iniesta. Por skudara e drejtuar nga trajneri Vicente del Bosque nuk është më ajo e vieteve të mëparshme, saqë gazetat e Madridit e pranojnë që kanë frikë nga skuadra e drejtuar nga Antonio Conte.

Futbollistët më seksi

Janë 3 futbollistët spanjollë që kanë hyrë në klasifikimin e lojtarëve më seksi të Euro 2016, nga rezista franceze Madame Figaro. Bëhet fjalë për Ramos, Fabregas dhe Alarcon. Të kaltrit kanë vetëm 2 Bonucci e Pellé.

Futbollistët më socialë

Buffon e shokët e tij dominojnë në rrjetet sociale. Sipas “Result sport”, agjenci që merret me moniterimin e web-it, Italia është Kombëtarja që ka impaktin më të madh dixhital , me një rritje prej 442.962 ndjekës dhe “pëlqime”.

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053