INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
https://video.gelocal.it/e3d7aba3-298f-4c7a-9575-d2f310db5f46

Itali, tre shqiptarë dhe një serb kapen me drogë dhe para false në banesë

Publikuar më: 17:23 17-09-2017

Tre shqiptarë dhe një serb me vendbanim në Recovato në Castelfranco të Italisë u arrestua nga karabinierët nën akuzën e trafikut të një sasie të madhe narkotikësh. Arrestimet janë rezultat i një operacioni të zhvilluar rreth orës 22:00 të mbrëmjes së shkuar, shkruan gazeta e” Modenës”. Në momentin që po ushtronin kontroll në banesë policët gjetën dy çanta me marihuanë në tavolinën e kuzhinës, pesha totale e të cilës ishte 1 kg, e vendos mes lëndëve të tjera ushqimore. Në shtëpi kishte edhe 5 gram kokainë. Karabinierët gjithashtu zbuluan çelësat e dy makinave, Porsche dhe Audi, për të cilat shqiptarët nuk ofruan shpjegimet e nevojshme. Gjatë kontrollit u gjet edhe një kartë identiteti rumune. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar shqiptar, i cili konsiderohet si ‘grupi i imigrantëve të rinj’. Ndaj të cilit është ngritur edhe akuza e falsifikimit gjithashtu. Për të gjithë të tjerët, akuzat variojnë nga vjedhja, krimeve kundër pasurisë, deri në përdorim të monedhave të rreme, dhe e trafikimit të narkotikëve. Në lidhje me "paratë e falsifikuara ", karabinierët gjetën një numri të parash të nacionaliteteve të ndryshme: 260 euro, 27 dollarë, 134 paund dhe 25 paund, plus 60 franga dhe 70 florina holandeze. Të ndaluarit janë, një shqiptar në moshë mjaft të re, dy të tjerët janë përkatësisht 41 dhe 23 vjeç, si dhe serbi 22 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0019359588623047