INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, vodhën energjinë elektrike, pranga çiftit shqiptar

Itali, vodhën energjinë elektrike, pranga çiftit shqiptar

Publikuar më: 14:58 22-02-2019

Shqiptarët nuk heqin dorë nga vjedhja e energjisë elektrike dhe marifetet me linjat dyfishe dhe vulat. Një çift, burrë e grua janë arrestuar në Itali për vjedhje të rëndë të energjisë elektrike, Daniel Ceno, 46 vjeç dhe gruaja e tij, Edmiralda Ceno, 37 vjeçe. Veç tyre është arrestuar edhe një shqiptar tjetër, 30 vjeç, që punonte në bujqësi.

Të tre këta banonin në bashkinë Vittoria.
Ata u zbuluan dhe arrestuan pas kontrollit që ushtroi policia në bashkëpunim me specialistët e kompanisë së energjisë ENEL. Shqiptarët kishin futur duart në matësit e energjisë, që kishin në shtëpi për të fshehur konsumin aktual. Dëmi që kanë shkaktuar është i konsiderueshëm, mijëra euro

Article Logic
Execution time: 0.003673791885376