INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali: Vritet 40 vjeçari shqiptar në sy të vajzave

Itali: Vritet 40 vjeçari shqiptar në sy të vajzave

Publikuar më: 10:02 27-06-2016

Një shqiptar rreth 40 vjeç është ekzekutuar në sy të vajzave në bisnesin e tij në Itali. Nga policia italiane bëhet e ditur se shqiptari Ariton Shaskja është ekzekutuar me armë zjarri gjatë natës në qytezën e Velletrit, shumë pranë kryeqytetit italian, Romë. Mësohet se 40 vjeçari Shaskja është pronar i picerisë “Peccati di Gola” dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në bisnesin e tij.
Sipas dëshmitarëve, Ariton Shaskaj i thirrur nga të gjithë banorët e zonës Tony, është qëlluar disa herë me armë zjarri para syve të bashkëshortes e të dy vajzave të tij.
Mësohet se autori i vrasjes ka mbërritur pranë picerise me një motorr, i cili drejtohej nga një person i dytë. Pasi ka zbritur nga motori ka qëlluar disa herë mbi Ariton Shaskjan, i cili ka ndërruar jetë menjëherë. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka sekuestruar të gjitha telekamerat e rrugës dhe të zonës përreth për identifikimin e autorëve të vrasjes.
Ndërkohë piceria “Peccati di Gola” në pronësi të shqiptarit që u ekzekutua një natë më parë është mjaft e njohur në zonën Velletri.

Article Logic
Execution time: 0.0033559799194336