INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Itali, vritet shqiptari 24-vjeçar. Policia zbulon identitetin e viktimës

Itali, vritet shqiptari 24-vjeçar. Policia zbulon identitetin e viktimës

Publikuar më: 17:59 15-09-2017

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Monza të Italisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit të kaluar jashtë një lokali nate në Biranzi, pranë Milanos, teksa shqiptari rreth 24 vjeç, Ilir Berisha, vdiq pasi u dërgua në spital. I riu ishte sjellë atje pak kohë më parë nga një bashkatdhetar me plagë me armë zjarri. Mësohet se të rinjtë u sulmuan rreth dy të mëngjesit. I riu vdiq pasi u godit nga dy armë zjarri. Sipas tregimit të mikut të tij, agresioni ndodhi kur ata ishin në makinë, pranë një klubi nate në Brianza pranë Milan-Meda.
"Ata na trembën disa herë, derisa u detyruam të ndalonim, pastaj një burrë qëlloi më drejtim të Ilirit nga makina tjetër", tha rrëfeu shqiptar tjetër. Ai raportoi se nuk e kujtoi vendin e saktë,ku ndodhi ngjarja pasi nuk e njihte mirë zonën, në Itali. Paraprakisht dyshohet se para vrasjes shqiptari ishte përfshirë në një sherr. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet, të cilat nuk përjashtojnë pistat e shfrytëzimit të prostitucionit, ose trafikimit të drogës, ose probleme të tjera midis palëve

Article Logic
Execution time: 0.0039951801300049