INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia bën një 'sy qorr' duke lejuar peshkimin e paligjshëm

Italia bën një 'sy qorr' duke lejuar peshkimin e paligjshëm

Publikuar më: 15:08 12-07-2018

Italia po e bën një sy qorr për peshkimin e paligjshëm që zhvillohet në zonat e mbrojtura të ngushticës së Sicilisë, ku janë zbuluar më shumë se 10,000 orë gjuajtje të paligjshme nga anije me flamur italian, sipas një grupi vëzhgues të ruajtjes së detit. Në një raport të publikuar sot “Oceana” tha se 20 anije italiane peshkimi kishin lundruar për rreth 10,000 orë nga dhjetori i viti 2016 deri në dhjetorin e 2017, brenda zonave të mbyllura të ngushticës së Sicilisë, të dizajnuara për të mbrojtur speciet më të gjuajtura në Mesdhe. Gjetjet u bazuan në të dhënat e Global Fishing Watch, një faqe interneti që gjurmon lëvizjet e anijeve duke përdorur sistemet e automatizuara të identifikimit (AIS). “Oqeana” paralajmëroi se shtrirja aktuale e peshkimit të paligjshëm në zonë ka gjasa të jetë shumë më keq . Burime zyrtare konfirmojnë veprimtarinë e anijeve me flamur të huaj në zonë, që nuk përdorin AIS dhe prandaj nuk përfshihen në të dhënat e publikuara.

ngushtica.jpg

Zyrtarët italianë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të Euronews për koment. Megjithatë, Italia nuk ishte vendi i vetëm ku u zbulua peshkimi ilegal. Në total, grupi zbuloi 41 raste potenciale të peshkimit të paligjshëm në Mesdhe, me çështje të identifikuara në disa vende, përfshirë Francën, Maltën dhe Greqinë. Qeveritë refuzuan t'i përgjigjen zyrtarisht “Oceanës” lidhur me faktin nëse operatorët përballeshin me ndonjë dënim, por aktiviteti i peshkimit në këto fusha ende po ndodh. OJQ-ja deklaron se asnjë masë nuk është miratuar. "Ndërkohë që qeveritë e Mesdheut dhe udhëheqësit e tyre po angazhohen globalisht për të luftuar peshkimin e piratëve nën synimet e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së, po të njëjtat qeverie po i bëjnë sytë të verbër ndaj rasteve që ndodhin në detin mesdhetar", tha Lasse Gustavsson, drejtor ekzekutiv i “Oceana Europe” në një deklaratë. "Mesdheu është deti më i mbingarkuar në botë me më shumë se 90% të rezervave të mbipopulluara. Duke mos marrë masa, qeveritë po rrezikojnë të ardhmen e peshkimit mesdhetar dhe të ardhmen e më shumë se 300,000 peshkatarëve dhe familjeve të tyre që varen nga ky det për ushqim dhe të ardhura. "-deklaroi ai.

Burimi: Euronews

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605