INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia dhe Malta u mbyllin portën emigrantëve. Anija me 629 persona në bord bllokohet në Mesdhe

Italia dhe Malta u mbyllin portën emigrantëve. Anija me 629 persona në bord bllokohet në Mesdhe

Publikuar më: 08:31 11-06-2018

Një anije shpëtimi me 629 emigrantë në bord është bllokuar në Mesdhe, pasi Ministri i ri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini nuk i dha leje që të ankorojë në portet e Italisë. Bëhet fjalë për anijen "Aquarius" të organizatës bamirëse gjermane SOS Meditterranee, e cila shpëtoi qindrat e emigrantëve në ujërat libiane.

salvini.jpg

Conte telefonoi kolegun e tij maltez, i cili nuk pranoi të ofronte ndihmë humanitare. Pasi Malta nuk u tregua e gatshme që të priste emigrantët, Conte i bëri thirrje Europës që të ndërhyjë dhe të marrë përgjegjësinë për emergjencën. Ndërkohë qeveria italiane ka urdhëruar dërgimin e dy anijeve patrulluese me mjekë në bord. Por sipas autoriteteve malteze, emigrantët u shpëtuan në ujërat libiane dhe janë nën juridiksionin e Italisë. Për me tepër, Malta as nuk është përfshirë dhe as koordinuar me aktorë të tjerë për shpëtimin e tyre, si gjithnjë. Ndërsa debati vazhdon, qindra e emigrantëve kanë mbetur në det dhjetëra kilometra larg Italisë dhe Maltës. Shumë nga emigrantët u shpëtuan në ujërat e kontrolluara nga Libia, një rrugë e zakonshme për emigrantët pa dokumente që përpiqen të hyjnë në Evropë nga Afrika Sub-Sahariane. Rreth 400 u shpëtuan nga Marina italiane, rojet bregdetare italiane dhe anijet tregtare përpara se të transferoheshin tek anija Aquarius.

emigrantet_ne_bord.jpg

Agjencia e OKB-së për emigrantët u bëri thirrje shteteve të përfshira që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë dhe të lejojnë zbarkimin e emigrantëve. “Shtetet dhe palët të gjejnë zgjidhje të shpejta që mundësojnë emigrantëve dhe refugjatëvetë anijes “Aquarius” të ul në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë. Ngadalësimi i operacioneve kërcënon shëndetin e qindra njerëzve në nevojë urgjente për ndihmë,"-deklaroi agjencia e OKB-së për refugjatët në Itali. "Shpëtimi i emigrantëve mbetet prioritet. Mbi 750 persona kanë vdekur në Mesdhe në vitin 2018. Shpëtimi i jetës në det duhet të mbetet një prioritet i lartë i çdo qeverie”-deklaroi zëdhënësi i UNHCR për Refugjatët për Europën Jugore pasi u njoh me përmbajtjen e letrës që ministri Matteo Salvini ka nisur tek autoritetet e Maltës.

situata_e_emigranteve.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777