Ndeshja e shumëpritur mes Italisë dhe Shqipërisë ka përfunduar me fitoren e Azzure-ve. Edhe pse Federata Italiane e Futbollit e caktoi ndeshjen në Renzo Barbera, nuk munguan tifozët e shumtë Kuq e Zi, të cilët shkaktuan edhe probleme prej lëshimit të flakadanëve në fushën e lojës. Një ndeshje e mirë në përgjithësi, duke patur parasysh kundërshtarin e fortë që djemtë tanë kishin përballë dhe mungesat e shumta. I pari për italianët shënoi De Rossi në minutën 12-të pas një penalltie të ekzekutuar saktë, ndërkoë që për të dyfishuar shifrat mendoi sulmuesi Ciro Immobile.
Pas kësaj humbje gjasat e Shqipërisë për një vend në Kupën e Botës janë zvogëluar, pasi renditet e katërta me 6 pikë, 7 më pak se sa Spanja dhe Italia në vendet e para.