INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia jep “goditjen finale” për Call Center-at në Shqipëri

Italia jep “goditjen finale” për Call Center-at në Shqipëri

Publikuar më: 19:11 07-03-2017

Të rikthehen në Itali call center-at dhe të krijohen 20,000 vende pune. Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë Carlo Calenda është gati që të thërrasë përfaqësuesit e kompanive kryesore italiane të telekomunikacionit, energjisë, bankat.

Kompanitë e sigurimit, tv me pagesë për të firmosur një marrëveshje bashkëpunimi ku do të kërkohet që të angazhohen 100% për ta rikthyer në Itali shërbimin call center. Bëhet fjalë për ato kompani që shfrytëzojnë këtë shërbim për të realizuar kontrata jashtë. E mbi të gjitha që të garantojmë që rreth 80% e volumit të thirrjeve call center (outsourcing) të realizohem brenda Italisë. Pra, riatdhesimi. Një operacion reshoring të mbiquajtur Mise. Një lëvizje ‘alla Trump” për të thënë : Italy first, Itali mbi gjithçka.

Kështu nis artikulli i Republica.it. sipas së cilës ka nga ata që e kanë mirpritur dhe nga ata që e kanë konsideruar lëvizje elektorale, bën me dije monitor.al.

E kanë mirëpritur këtë nismë Cisl e Uil. “ Nxjerr në pah vullnetin e mirë të qeverisë për të reaguar për një sektor që është një krizë, si dhe synon të disiplinojë ata që nuk duhet të shmangen për të sistemuar bilancet”, thotë Vito Vitale, sekretar i përgjithshëm i Fistel Cisl. “ Një fak interesant. Por, natyrisht duhet kuptuar se kush do t’i përgjigjet kësakj nisme”.

Edhe Salvo Ugliarolo, sekretar i përgjitshëm i Uilcom e ka vlerësuar planin e ministrit Calenda në mënyrë pzitive. “I kushton vëmendje një botë të braktisur përgjatë 5-6 viteve të fundit. I kërkojmë ministrit që të të përfshijë në të edhe aktorët socialë”

Por, kundër nisëm duket se është Konfederata e Punës (Cgil), si dhe Marco Del Cimmuto, sekretar kombëtar i Sindikatës së Telekomunikacionit (Slc Cgil): “ Nuk e kemi parë ende tekstin, por me aq sa po kuptojmë bëhet fjalë për një snimë joefikase edhe pse po synon që të kthejë vëmendjen te ky sektor.

Joefikase sepse të përcaktosh një tavan prej 20% për delokalizimin e këtyre shërbimeve nuk do të thotë vetëm të kthesh në atdhe vendet e punës, por edhe t’i subvencionosh ato që nuk kanë ikur akoma, pikërisht me 20%. Marrëveshja injoron aspekte të tjera më urgjente”

Sipërmarrjet “Protokolli nuk është i detyrueshëm, i drejtohet vetëm atyre kompanive që duan të ndjekin këtë nismë”, bën të ditur Paolo Sarzana, president i Assocontact, Shoqata Kombëtare e Contact Center (Confindustria digitale). “ Nuk janë parashikuar masa të sakta për mënyrën sesi duhet të dorëzohen këto shërbime dhe as detyrimet që sipërmarrjet duhet të përmbushin për të paguar kontributet e punonjësver, ose për të pasur një sistem certifikimi për cilësinë. Pa rregulla të qarta dhe të ngatërrueshme, nisma e ministrisë rrezikon që të transformohet në thjesht gjeneraliste. Natyrisht është një tentativë për të siguruar më shumë vende pune, por jo që të rregullojnë një shërbim që nuk paguhet si duhet. Dhe nuk është aspak e duhur që nga një marrëveshje të kalohet në një reformë të vërtetë, ku detyrohen të gjithë që të zbatojnë rregulla të forta”. 

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822