INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia kërkon të punësojë 17 mijë punëtorë sezonal. Ja si të aplikoni online [FOTO]

Italia kërkon të punësojë 17 mijë punëtorë sezonal. Ja si të aplikoni online [FOTO]

Publikuar më: 11:21 30-03-2017

Qeveria italiane i ka rihapur dyert punëtorëve sezonal.

Dekreti i firmosur nga ekzekutivi, do t`i mundësojë 17 mijë qytetarëve nga 28 vende të ndryshme të botës që të punojnë në Itali në sektorin e agro-bujqësisë, turizmit dhe hotelerisë. Një ndër 28 vendet e listës është edhe Shqipëria. Në total, janë 6 vende europiane të përfshira në listë, ku veç Shqipërisë radhitet edhe Kosova, Maqedonia, Mali i Zi apo Serbia.

Punëtorët që do të fitojnë të drejtën të punojnë përkohësisht në vendin fqinj, do të duhet të rikthehen menjëherë pasi të mbarojnë punë.

Gjithçka bëhet online përmes portalit të ministrisë së Brendshme, personalisht apo me ndihmën e shoqatave të kategorisë nga data 28 mars deri në datën 31 dhjetor 2017. Për punëdhënësit që kanë vendosur të ulen vetë para kompjuterit për aplikim, ja një udhëzues i ilustruar me të gjitha hapat e procedurës:

1) Lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Nëse je i regjistruar shko në pikën 4, përndryshe regjistrohu:

1.jpg

2) Mbush formularin e regjistrimit me të dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”:

2.jpg

3) Sistemi do të të nisë në e-mail-in tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin:

3.jpg

4) Pasi je regjistruar, lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it, shkruaj e-mail-in dhe fjalëkalimin tënd dhe shtyp “invia”:

4.jpg

5) Pasi hyn në sistem, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”:

5.jpg

6) Kërko “Decreto flussi stagionali 2017” dhe shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale – Modulo C”:

6.jpg

7) Kjo është faqja e parë e formularit. Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin:

7.jpg

8) Para të gjithave futen të dhënat e ndërmarrjes dhe të dhënat e punëdhënësit/përfaqësuesit ligjor që do të punësojë të huajin:

8.jpg

9) Dhe të dhënat e punonjësit, përfshirë informacionet se ku do të kërkojë vizën e ku, në rast nevoje, dëshiron të marrë ndonjë lajmërim të mundshëm;

9.jpg

10) Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim shumëvjetor (vetëm për punonjës që kanë hyrë në Itali të paktën një herë në pesë vjetët e fundit) ose jo shumëvjetor (të gjithë të tjerët) dhe nëse ke punësuar edhe më parë atë punonjës gjatë pesë vjetëve të fundit apo nëse ai ka qenë thirrur nga një tjetër punëdhënës tjetër gjatë pesë vjetëve të fundit:

10.jpg

11) Përpilo propozimin e kontratës me periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:

11.jpg

12) Shkruaj vendin e punës…

12.jpg

13) … dhe ku do të strehohet punonjësi:

13.jpg

14) Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi, do respektosh ligjin mbi imigracionin dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:

14.jpg

 

15) Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes (do të nevojitet për të vlerësuar nëse ndërmarrja është apo jo në gjendje të punësojë të huajin):

15.jpg

16) Fut të dhënat e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro të blerë për paraqitjen e kërkesës, konfirmo vërtetësinë e asaj çka ke deklaruar dhe shtyp butonin “invia” për të nisur kërkesën:

16.png

17) Këtej e tutje mund të ndjekësh në ç’pikë është praktika përmes nullaostalavoro.dlci.interno.it.. Do të mjaftojë të futësh emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, të zgjedhësh “Sportello Unico Immigrazione” e më pas “Domande”:

17.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039868354797363