INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia konfirmon mungesën e madhe ndaj Shqipërisë

Italia konfirmon mungesën e madhe ndaj Shqipërisë

Publikuar më: 14:14 02-10-2017

Marco Verratti dhe Andrea Belotti përfundimisht kanë mbetur jashtë listës së Italisë për ndeshjen me Shqipërinë,.

Ndërkoh dhe mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, është larguar nga kampi stërvitor i Italisë dhe do të mungojë kundër Shqipërisë.

Mediat italiane janë duke raportuar se kapiteni i Romës, Daniele De Rossi, është larguar nga kampi stërvitor për shkak të problemeve me gju duke e detyruar trajnerin, Giampiero Ventura, ta largojë nga lista që disa orë më parë bënte pjesë në të. Vendin e De Rossit do ta zë mesfushori i Interit, Roberto Gagliardini.

Kundër Shqipërisë për Italinë do të mungojnë edhe Marco Verratti dhe Andrea Belotti.

Ndeshja mes Shqipërisë e Italisë do të zhvillohet me 9 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826