INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia mbyll “Call Center”, ja sa vende pune rrezikohen në vendin tonë

Italia mbyll “Call Center”, ja sa vende pune rrezikohen në vendin tonë

Publikuar më: 11:38 26-11-2016

Parlamenti italian në datën 23 nëntor ka aprovuar ligjin, i cili do të ndalojë funksionimin e Call Center në vendet që nuk janë pjesë e BE, siç është Shqipëria. Komisioni i posaçëm ka dhënë “Po”-në e parë për projekt-buxhetin 2017-2019 në Itali. Në këtë ligj janë miratuar dhe votuar plot 241 modifikime në thuajse çdo sektor, ndërsa ai që do prekë negativisht vendin tonë është vendimi për sektorin Call Center, ku janë të punësuar mbi 25 mijë vetë, ndërsa pjesa dërrmuese e pronarëve janë italianë. Ndërsa ky vendim pritet të zhvendosë këto biznese drejt Rumanisë, shtet i BE-së, ku dhe tregu i punës është më i lirë se sesa vendet e tjera të Unionit.

Rritja progresive që u shënua në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit, tashmë rrezikon të prekë fundin. Numri i qendrave telefonike në vitin 2015 arriti në 847, sipas të dhënave të INSTAT, nga 414 që ishin në fund të vitit 2014. Sipas të dhënave nga tatimet, numri i të punësuarve në këtë sektor ka arritur në 25 mijë. Rreth 30% e tyre janë të punësuar në tre Call Center më të mëdha në vend. Pagat mesatare në këtë sektor luhaten nga 30 mijë në 70 mijë lekë në muaj, dhe dyfishohen për menaxherët.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875