INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia me katër mungesa të rëndësishme ndaj Shqipërisë

Italia me katër mungesa të rëndësishme ndaj Shqipërisë

Publikuar më: 08:15 05-10-2017

Pas mungesës së sigurt të Marco Verrattit edhe Daniele De Rossi bashkë me shokun e tij të skuadrës, Lorenzo Pellegrini do të kthehen në Romë. Vendet e tyre do të zihen nga Galjardini dhe Kristante.

Në një moment delikat si ky kur “Axurrët” presin Maqedoninë të premten dhe udhëtojnë të hënën më 9 tetor për takimin e fundit eliminator ndaj Shqipërisë, shtohen problemet për trajnerin Ventura. Në orët e mbrëmjes, të dëmtuarve u është shtuar Andrea Belotti

Lojtari i Torinos, pas ndrydhjes së gjurit në ndeshjen ndaj Veronës, kishte një fije shprese për t’iu bashkuar kombëtares italiane. Vizita e hollësishme në Romë evidentoi një problem në gju, i cili kërkon të paktën një muaj pushim, me sulmuesin që është rikthyer në Torino dhe i jep përfundimisht lamtumirën kombëtares për sa u përket dy ndeshjeve të radhës.

Article Logic
Execution time: 0.0039689540863037