INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia miraton ligjin që do të shpëtojë jetën e shumë fëmijëve

Italia miraton ligjin që do të shpëtojë jetën e shumë fëmijëve

Publikuar më: 10:52 26-09-2018

Senati italian miratoi me 261 vota pro dhe një abstenim projektligjin për vendosjen e pajisjeve kundër braktisje së fëmijëve në makinë. Drafti i miratuar më 6 gusht, nga Dhoma është ligj. Detajet inxhinierike dhe funksionale të pajisjes do të përcaktohen me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe do të bëhen të ditura brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit. Teksti ndryshon nenin 172 të Kodit për Autostradat dhe kërkon që shoferët e automjeteve të kategorive të veçanta, që transportojnë fëmijë më pak se katër vjeç , të përdorin një pajisje alarmi për të parandaluar braktisjen e fëmijës. Ligji gjithashtu thekson se, në mungesë të sistemit të alarmit anti-braktisjes, drejtuesit do të dënohen me gjobë duke filluar nga 81 deri në 326 euro. Në rast se shkelja përsëritet të paktën dy herë në hapësirën kohore të dy viteve, parashikohet marrja e masës për pezullimin e licencës nga 15 ditë deri në dy muaj. Së fundmi, neni 3 përfshin mundësinë e sigurimit të përfitimeve tatimore për blerjen e pajisjeve të alarmit.

"OK përfundimtar të projekt-ligjit mbi # pajisen për të shpëtuar fëmijën. Ky është një lajm i mirë” shkroi Mariastella Gelmini, lideri i Forza Dhomës së Deputetëve të Italisë. “ Parlamenti ka treguar largpamësi për një masë që do të shpëtojë jetën e shumë fëmijëve. Faleminderit Melonit, kolegut Bergamini dhe deputetëve të FI-së në Transportin e Komunikacionit të cilët kanë punuar për këtë qëllim”-tha Gemelini.

Article Logic
Execution time: 0.0034289360046387