Kryeministri Giuseppe Conte ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme dhe deklaroi se nuk mund të pranojë të qeverisë me njerëz të papërgjegjshëm, duke ju referuar ministrit të tij të brendshëm dhe aleatit në koalicionin qeverisës, Mateo Salvini.
“Tani do të jetë presidenti që do të vendosë në këtë moment delikat për vendin”, tha Conte.
Nëse partitë nuk bien dakord për një kryeministër të ri dhe nuk formohen koalicione të reja, pritet që në vjeshtë Italia të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Në fjalën e tij Conte tha se Salvini është treguar i “papërgjegjshëm” duke çuar në krijimin e një krize të re politike për Italinë për “interesa personale dhe partiake”.
Pak ditë më parë, Matteo Salvini kërkoi një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, me shpresën se ai do të bëhej kryeministër, por kërkesa nuk iu pranua.