INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia në udhëkryq politik, ja cilat janë sfidat e presidentit Mattarella

Italia në udhëkryq politik, ja cilat janë sfidat e presidentit Mattarella

Publikuar më: 16:32 06-03-2018

Mbas udhëkryqit politik në të cilin ndodhet Italia pas zgjedhjeve të së dielës presidenti Mattarela pas Pashkëve do të duhet të nis bisedimet për të përcaktuar se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm në shtetin fqinj.

‘Historia dhe kushtetuta përcakton dy opsione. Më e vështira do të jetë nëse presidenti shpall se nuk është e mundur të formohet një qeveri dhe shpërndan paralamentin’ shprehet një specialist i ligjit në universitetin e Romës.

‘Kjo nuk ka ndodhur në të shkuarën, pasi asnjëherë nuk ka ndodhur që zgjedhjet të pasohen sërish nga zgjedhjet’ shton ai.

Sipas ekspertëve një mundësi alternative për presidentin është të përcaktoj një figurë isntitucionale si president të senatit. Në këtë mënyrë kryeministri do të mund të negociojë me partitë politike për të formuar një mazhorancë.

Kjo cilësohet si detyra më e vështirë në mandatin e Mattarella si dhe vendimi i tij pritet më shumë ngulm jo vetëm në Itali por edhe në Europë.

Votimet e së dielës nuk nxorën asnjë mazhorancë të qartë duke dërguar një sinjal shqetësues, pasi është e vështirë për partitë politike të hyjnë në koalicione për të formuar qeverinë. Surpiza ishte fitorja e populistëve të Lëvizjes 5 yjet e cila u shprehe hapur për të dilogiar me partitë e tjera politike dhe koalcioni i qendrës së djathë Forza Italia dhe Lega Nord një parti kundër emigrantëve.

Para votimit, analistët parashikuan një koalicion të madh të ndërtuar rreth Demokratëve të qendrës së majtë dhe Forza Italia.

Por kjo duket se nuk ka të ngjarë te ndodhe pasi demokratët shënuan një humbje të thellë, e cila detyroi ish-kryeministrin italian Matteo Renzi të shprehet se jep dorëheqjen nga drejtimi i parties pasi të krijohet qeveria.


Nga ana tjetër, një skenar i keq për BE do të ishte një kombinim i Lëvizjes 5-Yje, e cila doli forcë e parë me 32.69% dhe Lega. Kjo pasi të dyja palët kanë kërkuar që Italia të braktisë zonën e euros.

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543