Një qytet i vjetër thuajse është zhdukur nga faqja e dheut, pasi tërmeti 6.2 ballësh në Itali ka sjellë një katastrofë të vërtetë. Mediat italiane thonë se bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi Italinë ditën e sotme është rritur. Sipas tyre, deri më tani janë zyrtarizuar plot 100 të vdekur. Ndërkohë që shumë të tjerë janë të plagosur.