INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia përfshihet në skandale seksuale të financuara nga vetë shteti

Italia përfshihet në skandale seksuale të financuara nga vetë shteti

Publikuar më: 15:30 21-02-2017

Një skandal seksual i zbuluar nga emisioni investigativ “Le Iene” ka tronditur opinionin publik në Itali. Bëhet fjalë për financimin nga fondet publike të një clubi nate, nga drejtuesi i një organizate italiane

për luftën ndaj diskriminimit, i cili ka dhënë dorëheqjen. Bëhet fjalë për Francesco Spano, 39-vjeçarin me profesion jurist, njëherësh edhe drejtor i Zyrës Kombëtare Kundër Diskriminit Racor.

Spano u thirr dje nga zv.sekretarja e Kryeministrit, Maria Elena Boschi, pas publikimit të skandalit në emisionin investigativ “Le Iene” ku edhe u denoncua për keqpërdorimin e fondeve të qeverisë.

Sipas emisionit investigativ, 39 vjeçari ka financuar disa shoqata homoseksualësh, ku në njërën prej tyre bën pjesë edhe vetë, e për këtë ai akuzohet për konflikt të hapur interesi.  Një prej shoqatave të financuara, e quajtur ANDDOS organizonte në realitet takime homoseksuale me pagesë në një club privat, ku sipas një klienti të cituar nga “Corriere della Sera”, organizoheshin tre herë në vit takime me idenë e parandalimit të AIDS-it për të justifikuar emërtimin e një shoqate social-kulturore, që mundëson përjashtimin nga sistemi i taksave.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998