INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Italia pushoi hetimet”, sipas PD-së Tahiri i ka kryer krimet në Shqipëri

“Italia pushoi hetimet”, sipas PD-së Tahiri i ka kryer krimet në Shqipëri

Publikuar më: 14:41 01-11-2018

Këshilltari për çështjet e ligjore në Partinë Demokratike Gazmend Bardhi pretendon se sot Saimir Tahiri, paracaktoi vendimin e prokurorisë për të mbyllur dosjen e përfshirjes së tij në trafik droge.

Sipas Bardhit hetimi italian është i parëndësishëm dhe nuk ka lidhje fare me hetimin në Shqipëri.

"Saimir Tahiri nuk i ka kryer krimet në Itali, por në Shqipëri dhe si ministër i Brendshëm, Tahiri akuzohet për lehtësimin dhe mbështetjen shtetërore për trafikun e drogës nga organizata kriminale e Habilajve në Shqipëri” u shpreh Bardhi.

“Saimir Tahiri, njësoj si Edi Rama paracaktoi sot vendimin e prokurorisë për të mbyllur dosjen e përfshirjes së tij në trafik droge.

Partia Demokratike e paralajmëroi dy ditë më parë se Saimir Tahiri do të shiste një vendim të autoriteteve italiane si çlirim nga akuzat në Shqipëri. Shqiptarët duhet ta dinë se Saimir Tahiri është hetuar nga autoritetet italiane vetëm për veprimtari kriminale në territorin italian.Hetimi italian është i parëndësishëm dhe nuk ka lidhje fare me hetimin në Shqipëri” nënvizoi Bardhi para mediave.

Article Logic
Execution time: 0.0032401084899902