Tërmet vijojnë të shkundin Italinë. Lëkundje të reja tërmeti janë regjistruar në Italinë qëndrore, në zonën e L’Aquila gjatë natës. Tërmeti i mesnatës ishte 2 ballë, ndërsa ai i djeshmi 4.1 ballë. Lëkundjet e gjata të tokës nuk shkaktuan dëme, por sollën shumë frikë tek banorët, të cilët kohët e fundit janë përballur me tërmete të njëpasnjëshme me dëme të konsiderueshme.
Ndërkohë, inspektimet e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti vazhdojnë në Santo Stefano. Dje teknikët kontrolluan 255 nga 4.943 kërkesa në total. Nga 88 shkolla, janë kontrolluar 47.
Numri i personave të zhvendosur është 1.096. 300 persona kanë gjetur strehim vetë, ndërsa 794 janë vendosur në hotelet e rajonit.