INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Italia shpërndan miliarda euro për të varfërit. A do përfitojnë e shqiptarët?

Italia shpërndan miliarda euro për të varfërit. A do përfitojnë e shqiptarët?

Publikuar më: 10:16 09-10-2018

Qeveria italiane ka akorduar dhjetë miliardë euro për të aktivizuar mbështetjen ekonomike për ata persona, që jetojnë varfëri ekstreme. Këtë lajm për mjeranët tha Kreu i Lëvizjes Pesë Yje. Sipas Ilsole24ore bëhet fjalë për një ndihmë ekonomike deri në 780 euro në muaj. Vendimit pritet të hyjë në fuqi në mars të 2019. Personat e papunë ose të punësuarit që marrin shumë pak para është menduar që do të kenë nevojë për një pagesë shtesë mujor prej 480 euro. Ndërsa tjetër pa asnjë të ardhur tjetër duhet të marrin shumën e plotë prej 780 eurosh. Por ka një kusht. Paratë që do të shpenzohen do të sigurohen përmes një kartë elektronike të gjurmueshme, me qëllim që ato të përdoren vetëm për blerjen e mallrave thelbësore.

Kjo kartë e veçantë debiti është një risi në Itali dhe është e dizenjuar në një mënyrë të tillë që ka kontroll të plotë të produkteve të cilat mund të blihen nga pagesa ekonomike ose siç e quajnë italianët, pagesa e qytetarisë. Nga kjo pagesë mund të përfitojnë dhe shqiptarët apo emigrantët e tjerë që kanë lëjë qëndrimi të rregullt në Itali.
Për ta përfituar duhet të plotësohen 4 kërkesa, të qenit në kërkim të një pune aktive, në përfundim të një trajnimi, por i papunë, papunësia e pavullnetshme dhe do të llogariten në total të ardhurat e familjes. Po pagesa humbet nëse refuzohen tre oferta të drejta të punës. Pagesa e ndihmës ekonomike është një ndër premtimet elektorale të qeverisë italiane, e cila me sa duket do të nisë të marrë jetë vitin e ardhshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0044081211090088